Tmerr në rrugët e Nairobit, gjysmëmotra e Barack Obamës goditet me gaz lotsjellës

Tmerr në rrugët e Nairobit, gjysmëmotra e Barack Obamës goditet me gaz lotsjellës

Bota June 25, 2024 - 19:22

Protestuesit në Kenia raportohet se janë qëlluar për vdekje dhe zjarret shpërthyen brenda parlamentit pasi politikanët votuan në favor të një projektligji të diskutueshëm tatimor.

Të paktën 10 persona u vranë, tha mjekja Vivian Achista, pasi policia hapi zjarr kur protestuesit i pushtuan dhe hynë në kompleksin e parlamentit.

Image

Një mjeke tjetër tha se të paktën 50 persona të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë. Pamjet nga vendi i ngjarjes duket se tregojnë disa trupa të palëvizshëm në tokë.

Image

Mijëra njerëz ishin në rrugët e kryeqytetit Nairobi të martën për të kërkuar që politikanët të votojnë kundër taksave të reja.

Image

Video nga brenda parlamentit shfaqi tavolina dhe karrige të përmbysura dhe të copëtuara, ndërsa pamjet jashtë tregonin zjarre, gaz lotsjellës dhe topa uji duke u përdorur.

Image

Protestuesit u dëgjuan duke bërtitur “ne po vijmë për çdo politikan” dhe disa ligjvënës u detyruan të ikin nga parlamenti përmes një tuneli.

Image

Zyra e guvernatorit të Nairobit u dogj gjithashtu dhe u raportuan trazira në qytete të tjera.

Image

Gjysmëmotra e ish-presidentit amerikan Barack Obama, aktivistja Auma Obama, u godit me gaz lotsjellës gjatë një interviste të drejtpërdrejtë derisa po fliste për situatën me CNN.

Projektligji do të vendosë taksa të reja, duke përfshirë një tarifë eko-takse që rrit çmimin e mallrave dhe pelenat.

Propozimet për të taksuar bukën, vajin e gatimit, pronësinë e makinave dhe transaksionet financiare u hoqën pas një proteste publike – me shumë kenianë të zemëruar për rritjen e kostos së jetesës në vendin e Afrikës Lindore.

Ka pasur protesta në çdo lexim të projektligjit, ku e marta është raundi i tretë dhe i fundit.

Presidenti i vendit, William Ruto, tani duhet të nënshkruajë ligjin – por mund ta kthejë atë në parlament nëse ka kundërshtime. /Telegrafi