
Rusi, nëntë persona bllokohen brenda institutit kërkimor
Bota
June 24, 2024 - 16:32
Të paktën nëntë persona janë bllokuar në katet e sipërme të një instituti kërkimor teknologjik të djegur jashtë Moskës.
Pamjet e postuara në platformën Telegram tregojnë njerëz që thyejnë xhamat e dritareve ndërsa tymi i zi del nga ndërtesa dhe flakët përfshihen në katet e para të saj.
“Sipas informacioneve të para, brenda në pallat ndodhen 9 persona. Operacioni i shpëtimit po vazhdon”, njoftoi ministria e reagimit emergjent.
Guvernatori rajonal i Moskës, Andrei Vorobyov tha se flakët kishin përfshirë tre kate të ndërtesës. /abcnews
BREAKING: Massive fire at one of Russia’s main defense electronics producers and research centers near Moscow.@GeneralMCNews pic.twitter.com/pawhLFRTBR
— VAL THOR (@CMDRVALTHOR) June 24, 2024