Të shtëna me armë në SHBA, tre të  vdekur  dhe dhjetëra të plagosur

Të shtëna me armë në SHBA, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Bota June 22, 2024 - 23:57

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi me armë në një supermarket në Arkansas në SHBA.

Në mesin e të lënduarve janë edhe dy efektivë policie të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu raportohet se i plagosur ka mbetur edhe autori i ngjarjes.

Nuk dihet nëse të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur brenda apo jashtë supermarketit ndërsa motivet e këtij krimi ende janë të paqarta. /abcnews