Borrell-Gjuriqit: Zbatimi i angazhimeve të dialogut, kyç për integrim në BE

Borrell-Gjuriqit: Zbatimi i angazhimeve të dialogut, kyç për integrim në BE

Bota June 22, 2024 - 02:58

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Evropian, Josep Borreli, në një postim në platformën “X” ka thënë se ka pasur një takim të mirë dhe konstruktiv me ministrin e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka shkruar se përafrimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe zbatimi i angazhimeve të dialogut, janë çështjet kyçe për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“E falënderova Serbinë për kontributin e saj të çmuar në misionet dhe operacionet tona CSDP”, ka shkruar mes tjerash Josep Borrell.