Lufta në Ukrainë, Putin: Po përgatitemi për të gjithë skenarët

Lufta në Ukrainë, Putin: Po përgatitemi për të gjithë skenarët

Bota June 20, 2024 - 23:54

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ushtria ruse po përgatitet për të gjithë skenarët e mundshëm në lidhje me luftën me Ukrainën. Gjithashtu ai ka thënë se beson se Perëndimi do të zëvendësojë liderin ukrainas Vladimir Zelensky vitin e ardhshëm.

“Ushtria jonë po përgatitet për të gjitha zhvillimet e mundshme në situatën në Ukrainë, tha Putin në një konferencë shtypi në Vietnam.

Ai tha se beson se Perëndimi do të fajësojë Zelenskyn për të gjitha vendimet dhe se më pas do të gjejnë një zëvendësues për të, gjë që sipas vlerësimeve të tij mund të ndodhë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.