Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketat “Storm Shadow”

Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketat “Storm Shadow”

Bota June 18, 2024 - 15:28

Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketat me rreze të gjatë veprimi "Storm Shadow".

Kështu të paktën thuhet në median italian Fatto Quotidiano.

Furnizimi i Ukrainës me këto raketa do të jetë pjesë e pakos të nëntë ushtarake italiane, që pritet të dorëzohet në fund të këtij muaji.

Ministria italiane e Mbrojtjes, nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këto informacione të medias italiane.

Në anën tjetër, Antonio Tajani, ministri i Jashtëm i Italisë ka njoftuar se Roma planifikon të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore SAMP/T.

Madje Tajani ka konfirmuar se qeveria italiane po përgatitet për një pako tjetër ushtarake, e cila për dallim nga më parë do të jetë konfidenciale – duke mos zbuluar se çfarë do të përmbajë pakoja.

Ukraina kishte pranuar një sistem të tillë të mbrojtjes ajrore SAMP/T të njohur ndryshe si MAMBA në vitin 2023.

Ky sistem franko-italian ka aftësinë të gjurmojë dhjetëra objektive dhe të ndërhyjë në 10 tjera në të njëjtën kohë.