
Italia goditet nga vala e të nxehtit, rekord temperaturash në Sicili dhe Sardenjë
Bota
June 17, 2024 - 15:45
Italia është goditur nga vala e parë e madhe e të nxehtit këtë verë, duke regjistruar temperatura në 40 gradë Celsius, 10 gradë mbi mesataren sezonale.
Vala e të nxehtit saharian do të prekë së shpejti të gjithë Italinë.
Meteorologu Antonio Sano tha se sot dhe nesër temperatura do të shënojë 32 deri në 34° C në qendër dhe në veri të Italisë, ndërsa në Sicili dhe Sardenjë priten temperatura rekord prej 44 gradë Celsius. /abcnews