Katërmbëdhjetë jordanezë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Katërmbëdhjetë jordanezë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Bota June 16, 2024 - 16:02

Të paktën 14 jordanezë kanë vdekur dhe 17 janë zhdukur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, kanë thënë autoritetet.

Jordania po punon me Arabinë Saudite për të rregulluar ceremoninë e varrosjes dhe transportin e të afërmve, ka njoftuar ministria e Jashtme e vendit.

Kjo ndodhi një ditë pasi një numër pelegrinësh u raportua se kishin vdekur nga goditja e nxehtësisë, me temperatura që u rritën në 48 gradë Celsius  në natyrë.

Forcat e sigurisë dhe mjekët u vendosën për të ndihmuar ata që u rrëzuan, ndërsa u spërkatën me ujë në përpjekje për të ndihmuar në freskimin e tyre.

Shtypja nga turma, zjarret në tenda, nxehtësia dhe faktorë të tjerë kanë shkaktuar qindra vdekje në këtë ngjarje gjatë 30 viteve të fundit.

Të gjithë myslimanëve u kërkohet të kryejnë Haxhin një herë në jetën e tyre, nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht për ta bërë këtë. /telegrafi

Image

Image