Emergjenca humanitare në Gaza, zyrtarë të OKB: S’ka ujë e ushqime, drejt katastrofës

Emergjenca humanitare në Gaza, zyrtarë të OKB: S’ka ujë e ushqime, drejt katastrofës

Bota June 15, 2024 - 18:35

Bisedimet e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit kanë ngecur përsëri. SHBA deklaron se nuk pret një marrëveshje në të ardhmen e afërt për shkak të faktit se propozimi i ri i Uashingtonit nuk është pranuar nga asnjë palë.

Një zyrtar i agjencisë së ushqimit të OKB-së thotë se beson se një “katastrofë e ujit dhe kanalizimeve” po ndodh në Gazën jugore ndërsa lufta midis Hamasit dhe Izraelit vazhdon në të gjithë zonën.

Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau tha se shqetësimi kryesor i agjencisë ishte në jug, ku qindra mijëra palestinezë janë zhvendosur nga qyteti i Rafah

Kamionët që transportonin ndihma kanë mbetur të bllokuar duke pritur për të lëvizur nëpër pikat kufitare në Gaza.

Palestinezët në Gaza po përballen me uri pasi lufta ka ndërprerë furnizimet me ushqe, ilaçe dhe produktet të tjera.

Agjencitë e OKB-së thonë se mbi një milion njerëz në Gaza mund të përjetojnë nivelin më të lartë të urisë deri në mes të korrikut.

Duke folur në samitin e G7 në Itali, ku konfliktet aktuale botërore janë tema kryesore, presidenti i SHBA Joe Biden tha për raportet se ai “nuk e kishte humbur shpresën”.