UNFPA: Situata për gratë dhe vajzat në Gaza është “një makth absolut”
Bota
June 11, 2024 - 20:12
“Më shumë se çdo gjë, dëmtimi i sistemit të kujdesit shëndetësor do të thotë që gratë nuk kanë ku të kthehen”, deklaroi Natalia Kanem për Al Jazeera, drejtoreshë ekzekutive e Fondit të Popullsisë së OKB-së (UNFPA).
“Ku ktheheni duke u përpjekur të mbani një të porsalindur të sigurt dhe të ushqyer në atë mjedis? Jemi duke u përballur me një situatë ku gratë lindin foshnja me prerje cezariane pa anestezi, sepse nuk ka energji, nuk ka gjenerator, ilaçet po mbarojnë”.
UNFPA po kërkon që të hapen korridoret humanitare dhe të respektohet e drejta ndërkombëtare humanitare, shtoi Kanem.