Astronauti i NASA-s vdes në moshën 90-vjeçare në një aksident me avion
Bota
June 08, 2024 - 07:55
Astronauti i Apollo 8, Bill Anders, i cili shkrepi një nga fotografitë më të famshme të realizuara në hapësirën e jashtme, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
Zyrtarët thonë se një aeroplan i vogël me të cilin po fluturonte u rrëzua në ujë në veri të Seattle, Uashington, raporton BBC.
Djali i Anders, Greg, konfirmoi se babai i tij po udhëtonte me aeroplanin e vogël dhe se trupi i tij u gjet të premten pasdite.