Ra nga dritarja e apartamentit, humb jetën gjykatësja ruse

Ra nga dritarja e apartamentit, humb jetën gjykatësja ruse

Bota June 07, 2024 - 16:48

Një gjykatëse e lartë ruse është gjetur e vdekur pasi ra nga dritarja e një apartamenti të lartë në Moskë. 50 vjeçarja Natalia Larina, njihej për dënime e rënda ndaj armiqve të qeverisë së Putin dhe mbështetjen ndaj shërbimeve të sigurisë FSB, dhe trajtonte çështjet kriminale të profilit të lartë, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Kanë nisur hetimet për shkaqet e sakta të vdekjes pranë ndërteses ku ajo banonte në rrugën  Mashinostroeniya në qendër të Moskës. Mediat thonin se Larina lë pas një vajzë të vogël.

Hetuesit thanë se po kontrollonin dhe një informacion se gjykatësja kishte humbur një shumë të madhe parash ndaj mashtruesve telefonikë. Më herët ajo kishte denoncuar në polici sesi mashtrues e kishn bindur se llogaria e saj bankare kërcënohej nga njerëz që punonin për inteligjencën e ushtrisë së Ukrainës.

Ajo besohet se kishte transferuar 1 milionë rubla ($9000) në një llogari tjetër, të cilat i kishte humbur gjatë mashtrimit, sipas informacioneve. Shume rusë raportohet se kane rene pre e mashtrimeve te ngjashme ne vend.

Burimet thonin se mashtrimi ishte përjetuar keq nga e ndjera, por nuk ka konfirmime zyrtare për versionin apo nëse ka lidhje me vdekjen e saj.

Larina ishte gjykatëse kriminale prej 15, an vitesh në të cilat ka trajtuar disa nga çështjet e profilit të lartë si burgosja e vitit 2015, e artistit Pyotr Pavlensky që i vuri zjarrin hyrjes së inteligjencës FSB gjatë një proteste politike në Moskë.

Ajo kishte dënuar gjithashtu disa bolshevikë të linjës ekstremiste. Vdekja e pashpjeguar e Larina ngjason me atë të vitit 2023, kur deputeti Tobolsk , Vladimir Egorov, ra për vdekje nga dritarja e tij e katit të tretë.

Në qershor të po atij viti, shefja e një banke ruse Kristina Baikova, 28 vjece, ra për vdekje nga dritarja e apartamentit të saj. Ndërsa në shkurt zyrtarja e lartë e mbrojtjes ruse Marina Yankina 58 vjeçe, u gjet nga kalimtarë pa jetë në hyrjen e ndërtesës ku banonte në Shën Petersburg.

Ajo besohet se kishte rënë nga kati i 16.

Edhe më herët në shtator 2022, kreu i kompanisë ruse Lukiol,  Ravil Maganov i cili kritikoi sulmin në Ukrainë, u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta pas rënies nga dritarja e katit të gjashtë në Moskë. /abcnews