“Ukraina ka të drejtë të sulmojë objektiva legjitime ushtarake në Rusi”, deklaron shefi i NATO-s
“Ukraina ka të drejtë të sulmojë objektiva legjitime ushtarake në Rusi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ukraina ka të drejtën për vetëmbrojtje”, tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, në një bazë ushtarake pranë Stokholmit, shkruan skynews.
Ai shtoi: “E drejta për vetëmbrojtje përfshin gjithashtu të drejtën për të goditur objektiva legjitime, ushtarake në territorin e palës sulmuese, agresorit, në këtë rast Rusisë”.
Stoltenberg vazhdoi: “Kjo është një luftë që Rusia e ka filluar kundër një vendi fqinj paqësor dhe demokratik, Ukrainës, që në asnjë moment nuk ka qenë një kërcënim për Rusinë”.
“Nuk ka dyshim se Ukraina ka të drejtë të godasë objektiva në territorin rus”.
Siç raportohet, SHBA-ja kohët e fundit i ka dhënë Ukrainës lejen për të përdorur armë amerikane në territorin rus pranë Kharkivit. /Telegrafi