KE-ja do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Komisioni Evropian pritet të rekomandojë që BE-ja të nisë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën këtë muaj.
Bëhet e ditur se kjo është pjesë e një përpjekjeje për të sinjalizuar mbështetjen për Kievin përpara se Hungaria të marrë presidencën e radhës të BE-së muajin e ardhshëm.
Në fillim të këtij viti, BE-ja njoftoi se po dërgonte një ndihmë shtesë prej 42 miliardë paundësh për Ukrainën, shkruan skynews.
Por, njoftimi erdhi vetëm pas disa javësh rezistencë nga Hungaria, e cila thuhet se ka shqetësime për të drejtat e pakicave në Ukrainë.
Ndihma përfshinë një diskutim vjetor të paketës dhe opsionin për ta rishikuar atë në dy vjet “nëse është e nevojshme”.
Ndryshe, aktualisht presidenca e BE-së mbahet nga Belgjika.
Presidencën e radhës do ta marrë Hungaria më 1 korrik. /Telegrafi