The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Bota May 29, 2024 - 09:25

Burimet e gazetës britanike The Telegraph thonë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është paralajmëruar të mos u drejtohet anëtarëve individualë të NATO-s këtë vit, për mbështetjen e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë.

Burimet e gazetës thanë se Ukrainës nuk do t’i ofrohet asgjë në samitin e NATO-s në Uashington, që do të zhvillohet nga 9 deri më 11 korrik, që do t’i mundësonte vendit të ecë përpara në rrugën e anëtarësimit.

Kjo për shkak se disa anëtarë të NATO-s kanë frikë se ftesa e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën, mund të çojë në futjen e tyre në një luftë kundër Rusisë.

Një burim i njohur me mendimin e administratës së Bidenit tha për The Telegraph se Gjermania dhe SHBA-ja “janë shumë skeptike për ta çuar Ukrainën më tej në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO këtë vit.

SHBA-ja ndoshta nuk është aq e shqetësuar sa Gjermania, por ka një shqetësim për kërcënimin e Rusisë për pjesën tjetër të aleancës.

Burimet e The Telegraph pohojnë se SHBA-ja dhe Gjermania e kanë paralajmëruar fuqishëm Ukrainën të mos këmbëngulë për një afat kohor të caktuar për anëtarësimin në NATO.

Për këtë arsye, Zelensky me sa duket i është kërkuar që të mos ushtrojë presion mbi aleatët individualë, për të përsëritur mbështetjen e tyre për një afat kohor të qartë për pranimin e Ukrainës. /Telegrafi