Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Bota May 29, 2024 - 09:21

Koreja e Veriut ka hedhur në Korenë e Jugut të paktën 150 balona që mbanin fletëpalosje propagandistike dhe mbeturina, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë banorët që të qëndrojnë brenda.

Ushtria e Koresë së Jugut gjithashtu paralajmëroi qytetarët të mos i prekin balonat e bardha dhe qeset e plastikës të lidhura me to, sepse ato përmbajnë “mbeturina”.

Image

Balonat janë gjetur në tetë nga nëntë provincat në Korenë e Jugut dhe tani janë duke u analizuar nga autoritetet përkatëse.

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë përdorur të dyja balona në fushatat e tyre propagandistike që nga Lufta Koreane në vitet '50.

Incidenti i fundit vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut tha se do të hakmerrej kundër “shpërndarjes së shpeshtë të fletëpalosjeve dhe mbeturinave të tjera” në zonat kufitare nga aktivistët në Korenë e Jugut.

Image

“Grumbuj letrash të mbeturinave do të shpërndahen së shpejti në zonat kufitare dhe në brendësi të Korenë e Jugut dhe do të përjetojnë drejtpërdrejt se sa përpjekje kërkohet për t’i hequr ato”, tha në një deklaratë zëvendësministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, Kim Kang Il. /Telegrafi

Image
Image
Image
Image