Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Bota May 29, 2024 - 08:43

Një baba nga Britania e Madhe dyshohet se arriti të mbytë një pedofil rus me vetëm një goditje, pas ngacmimit që ia kishte bërë vajzës së tij të mitur gjatë qëndrimit në Tajlandë.

Britaniku 34 vjeç kishte shkuar në një aheng të organizuar në një vilë ku ishte shoqëruar nga vajza 15-vjeçe, kur Igor Yasilyev, 36 vjeç, filloi të flirtonte me të bijën e tij në Pattaya në orët e para të 27 majit, transmeton Telegrafi.

Rusi i dehur thuhet se i kishte pëshpëritur adoleshentes se donte të bënte seks me të, duke indinjuar babain britanik, i cili e goditi në fytyrë dhe e bëri të binte me kokë në tokë.

Image

Kapiteni i policisë i qytetit Pattaya, Parnsarn Krongsit, tha se policët morën një raport në orën 3:16 të mëngjesit dhe shkuan në vendngjarje me mjekë ku gjetën katër meshkuj dhe dy femra të huaja, duke përfshirë rusin pa ndjenja, i cili ishte shtrirë në dysheme i mbuluar në gjak përreth kokës.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Bangkokut, por vdiq nga plagët.

“Një urdhër arrest është lëshuar për britanikun nga Gjykata Provinciale e Pattaya. Ai kërkohet për sulm ndaj një personi tjetër me pasojë vdekjen”, tha nënkoloneli i policisë Nawin Thirawit.