Shpërthime të fuqishme në qytetin e pushtuar ukrainas

Shpërthime të fuqishme në qytetin e pushtuar ukrainas

Bota May 27, 2024 - 22:16

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin e pushtuar ukrainas Luhansk, ku më pas janë parë zjarre të mëdha në këtë qytet.

Leonid Pasechnik i emëruar në krye të këtij qyteti nga forcat ruse, ka konfirmuar se rajoni i Luhanskut është “dridhur” nga disa shpërthime.

Image

Madje sipas tij ky rajon u sulmua nga raketat e fuqishme që shkaktuan vatra të mëdha zjarri, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ministria rus e Emergjencave, ka njoftuar se ekipe të shumta të zjarrfikësve kanë dalë në terren.

Nuk raportohet për viktima apo shumën e dëmeve materiale që janë shkaktuar nga këto shpërthime. /Telegrafi/