
Raportohet për 35 të vdekur në Rafah nga sulmet ajrore izraelite
Punëtorët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore izraelite kanë lënë të vdekur të paktën 35 persona të dielën, si dhe kanë goditur tendat e personave të zhvendosur në qytetin jugor Rafah.
Shumë persona tjerë është raportuar të jenë përballur me flakët e zjarrit.
Ministria e Shëndetësisë së Gazës ka thënë se gratë dhe fëmijët përbëjnë numrin më të madh të të vdekurve dhe plagosurve.
Ne détournez pas le regard, retweeter, liker tout ce qui ce passe à Rafah c’est un GÉNOCIDE, déplacer des humains dans un endroit et les tuer c’est UN GÉNOCIDE ne laissez plus les autres donner un autre nom à ce qui se passe pic.twitter.com/vsJZ9dtRXs
— sylë (@syylllia) May 26, 2024
Për këto sulme raportohet dy ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka urdhëruar Izraelin për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës është strehuar, para se të niste ofensiva izraelite aty, më herët gjatë këtij muaji.
Dhjetëra mijëra njerëz vazhdojnë të jenë ende në Rafah, ndërsa shumë të tjerë kanë ikur.
BREAKING: Israel has killed over 100 people, and BURNT countless BABIES.
— Khalissee (@Kahlissee) May 26, 2024
Israel bombed displaced civilians' tents near UNRWA warehouses in Rafah.
Everything is on fire, and bodies are blown to pieces.
Israel has BURNT BABIES. pic.twitter.com/6Y51HznNq9
Pamjet prej skenës së sulmit ajror izraelit kanë shpërfaqur shkatërrim të madh.
Sakitnya hati bangun pagi tengok video banyak dari Rafah. Malam tadi jam lebih kurang 3 pagi Malaysia, Israel serang kem mangsa pelarian perang UNRWA di Rafah. Media sifatkan kejadian ni sebagai "burning Palestinians alive".
— Ikhwan (@JatIkhwan) May 26, 2024
pic.twitter.com/hNcYQnKBHh
Ushtria izraelite e ka konfirmuar sulmin dhe ka thënë se ka goditur instalime të Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – dhe që ka vrarë dy militantë të lartë të grupit.
Sulmi ajror është realizuar disa orë pasi Hamasi ka thënë se ka nisur një mori raketash prej Gazës deri në Tel Aviv të Izraelit, si shenjë qëndrese pas më shumë se shtatë muajve, prej kur ka nisur ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit.
Izraeli nuk ka raportuar për ndonjë viktimë apo dëm nga raketat e Hamasit dhe ka thënë se disa prej tyre janë kapur dhe shkatërruar në ajër.
Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit ka lënë të vrarë rreth 36.000 palestinezë.
Izraeli e fajëson Hamasin, me arsyetimin se po operon në zona të banueshme.
Hamasi e ka nxitur këtë luftë më 7 tetor të vitit të kaluar, pas një sulmi në tokën izraelite.
Në atë sulm, militantët e Hamasit kanë vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe kanë marrë peng 250 të tjerë.
Hamasi ende i mban peng rreth 100 persona.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu beson se Izraeli duhet të marrë kontrollin e Rafahut për të eliminuar batalionet e mbetura të Hamasit dhe që të arrijë “fitore të plotë” ndaj militantëve, të cilët së fundi janë rigrupuar në pjesë tjera të Gazës. /Rel