Tërmet në Greqi

Tërmet në Greqi

Bota May 24, 2024 - 09:30

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka ndodhur sot në orën 06:30 të mëngjesit në perëndim të Korfuzit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34 kilometra në jug-jugperëndim të Othonit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 6.8 kilometra.

Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur raportime për dëme materiale ose në njerëz. Kujtojmë se edhe në Itali u regjistrua një tërmet. /oranews