Tri viktima të tjera identifikohen nga rrëzimi i helikopterit iranian

Tri viktima të tjera identifikohen nga rrëzimi i helikopterit iranian

Bota May 20, 2024 - 09:18

Emrat e atyre që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit janë presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian.

Por agjencia iraniane e lajmeve IRNA ka njoftuar se në bord gjendeshin edhe Ayatollah Mohammad Ali Al-e Hashem, imami i xhamisë së qytetit Tabriz, gjenerali Malek Rahmati si dhe guvernatori i provincës iraniane në lindje të Azerbajxhanit.

Komandanti i njësisë mbrojtëse të presidentit iranian Sardar Seyed Mehdi Mousavi, gjithashtu ka humbur jetën, derisa numri i truprojave që gjendeshin në helikopter nuk është konfirmuar akoma.

Ndryshe helikopterit në të cilin gjendej presidenti iranian ishte nisur dje për një rrugëtim drejt lindjes në Azerbajxhan, ku presidenti Raisi do të përuronte një digë së bashku me homologun e këtij vendi.

Fillimisht u raportua për një “ulje emergjente”, por më pas doli se helikopteri ishte rrëzuar dhe se kishte të vdekur.