Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë - ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran
Ish-ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Tobias Ellwood, ka hedhur një vështrim rreth situatës së fundit në Iran, përkatësisht “rrëzimit” të helikopterit në të cilin gjendej edhe presidenti Ebrahim Raisi.
Kujtojmë se kkipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin e tij të jashtëm.
Dhe në vlerësimin e tij, Ellwood ka thënë: “Nuk është mirë kur duhet kaq shumë kohë për të marrë kontakt me atë që ka ndodhur”.
Ai shpjegon se ekipet po punojnë në kushte shumë, shumë të vështira, me reshje të dendura shiu, mungesë drite dhe mjegull të dendur që pengojnë përpjekjet e tyre.
Por ai shton se mungesa e informacionit nga media shtetërore iraniane, veçanërisht duke pasur parasysh “natyrën intensive” të politikës së vendit, ka nxitur spekulime se çfarë mund të ndodhë më pas.
“Nëse presidenti do të ishte gjallë, do ta konfirmonin menjëherë, por nëse ai ka vdekur, atëherë ata mund të vonojnë çdo njoftim për të siguruar që planet e emergjencës janë të gatshme”, ka thënë deputeti konservator.
“Do ta zbulojmë në kohën e duhur, por vlen të theksohet se presidenti Riasi është një njeri shumë, shumë i fuqishëm, i vijës së ashpër”.
“Ka një popullsi të re të madhe atje që po bën thirrje për ndryshim… mund të ketë pasoja të mëdha gjeopolitike për Iranin nëse presidenti shpallet i vdekur”. /Telegrafi/