Raportime “kontradiktore” rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi
Mediat iraniane thonë se ekipet e shpëtimit janë nisur për në vendngjarje pas raportimeve se një helikopter në autokolonën me tre persona që mbante edhe presidentin Ebrahim Raisi kishte pasur një “ulje të vështirë” në Azerbajxhanin Lindor.
Megjithatë, siç vë në pah BBC ka raportime kontradiktore për atë që ka ndodhur, pa asnjë konfirmim zyrtar për incidentin ende.
Një media “gjysmë-zyrtare” iraniane e lajmeve, Tasneem, thotë se dy nga helikopterët arritën në destinacionin e tyre të sigurt.
Siç ishte raportuar më herët, presidenti Ebrahim Raisi po udhëtonte në provincën e Azerbajxhanit Lindor të Iranit në atë kohë.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se ndodhi pranë qytetit Jolfa, rreth 375 milje (600 km) në veriperëndim të kryeqytetit Teheran.
Raportohet se ai po udhëtonte me ministrin e jashtëm Hossein Amirabdollahian, guvernatorin e provincës së Azerbajxhanit Lindor dhe zyrtarë të tjerë.
Megjithatë, ministri i Brendshëm iranian Ahmed Vahidi nuk konfirmoi nëse Raisi ishte në bordin e helikopterit të përfshirë, duke thënë se ai po udhëtonte në një kolonë helikopterësh.
ë BREAKING: Iranian President Ebrahim Raisi has survived the helicopeter crash alongside everyone aboard, according to Iranian media.
— Sanam Jamalië (@sana_J2) May 19, 2024
This footage is reportedly from inside the helicopter one hour before it crashed.
Heavy fog caused the accident, according to the SNN News… pic.twitter.com/tAXmOUwNI8
Raisi kishte qenë në Azerbajxhan për inaugurimin e një dige me presidentin e vendit, Ilham Aliyev. /Telegrafi
#SONDAKëKA | Arama kurtarma ekibi, ëran Cumhurbaëkanë Reisi'ye halen ulaëamadë. pic.twitter.com/2MeieeBPOM
— BPT (@bpthaber) May 19, 2024