Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak, ishte pjesë e një grupi prorus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak, ishte pjesë e një grupi prorus

Bota May 16, 2024 - 23:37

Juraj Cintula, i cili plagosi kryeministrin sllovak Robert Fico të mërkurën, është i lidhur me ish-grupin paraushtarak “Ushtarët Sllovakë” (SB).

Sipas të dhënave të vsquare.org, drejtuesit e këtij grupi janë trajnuar nga ish-pjesëtarë të forcave speciale ruse, raporton portali Novinky.

Në vitin 2016, Cintula shkroi disa mesazhe pro-ruse në profilin e SB në Facebook.

Atentatori i kryeministrit sllovak deklaroi se e kishte marrë vesh për ekzistencën e grupit në maj të vitit 2015.

“Më tërhoqën sepse nuk janë të varur nga shteti, gjë që është praktikisht e pakuptueshme në një shoqëri pasive si kjo e jona (Sllovakia). Gjithashtu më bëri përshtypje që ata blejnë vetëm pajisje dhe armë me paratë e tyre. Qindra mijëra emigrantë vijnë në Evropë, pjesë e së cilës ne jemi. Ushtarët Sllovakë nuk po përgatiten për të luftuar, por për mbrojtje”, ka shkruar ai në Facebook.

Portali Novinky thekson se SB është një grup paraushtarak i paregjistruar me një orientim dukshëm pro-rus, i cili ka qenë aktiv në Sllovaki që nga viti 2012. Është themeluar si një klub ushtarak i paregjistruar, ekzistenca e të cilit që nga prilli i vitit 2016 sponsorizohet nga shoqata qytetare “Atdheu ynë është e ardhmja jonë”, me të cilën ndan botëkuptim të ngjashëm.

“Ushtarët Sllovakë” punuan pandërprerë me degën sllovake të “Ujqërve të Natës”, klub rus i çiklizmit i afërt me presidentin Vladimir Putin dhe konsiderohen si një forcë e fuqishme paraushtarake ruse.

Megjithatë, në muajin korrik të vitit 2018, Ministria e atëhershme sllovake e Mbrojtjes paraqiti një iniciativë në Zyrën e Kryeprokurorit për të shqyrtuar ligjshmërinë e ekzistencës së SB.

Ministri i asaj kohe, Jan Holek, ishte veçanërisht i shqetësuar për përpjekjet e së djathtës ekstreme, të mbledhur rreth nacionalistit sllovak, Marian Kotleba, për të kontrolluar grupin.

Megjithatë, ata arritën vetëm që u miratua një ligj që ndalon anëtarët e forcave të armatosura sllovake të përfshihen në organizatë, transmeton telegrafi.

Në atë kohë, SB kishte rreth 200 anëtarë. Në muajin tetor të vitit 2022, ata papritmas njoftuan se po pushonin aktivitetin e tyre, pa dhënë arsye.