Kryeministri sllovak ende në operacion, raportohet se i janë dëmtuar disa organe

Kryeministri sllovak ende në operacion, raportohet se i janë dëmtuar disa organe

Bota May 15, 2024 - 20:07

Plumbat kanë dëmtuar disa organe të rëndësishme të kryeministrit sllovak Robert Fico dhe operacioni është duke vazhduar, raporton “NEXTA”.

Kryeministri Fico ndodhet akoma në operacion pasi ditën e sotme u qëllua me armë zjarri nga një person i dyshuar, i cili tha se “nuk pajtohej me politikat qeverisëse”.

Operacioni do të zgjasë më shumë sepse sulmuesi ka dëmtuar disa organe të kryeministrit, këtë e raporton edicioni sllovak dennikn.sk.