SHBA pritet të dërgojë 1 miliard dollarë armatim në mbështetje për Izraelin

SHBA pritet të dërgojë 1 miliard dollarë armatim në mbështetje për Izraelin

Bota May 15, 2024 - 17:31

Shtëpia e Bardhë në Uashington ka njoftuar se 1 miliard dollarë armatim planifikon t`i dërgojë mbështetje për Izraelin.

Paketa e cila kërkon miratimin e Kongresit është e para që kur administrata e presidentit Biden ndaloi transferimin e armëve në Izrael javën e kaluar. Me pretendimin se vonesa e dërgesës së bombave 900-kg në Izrael u bë për shkak të mënyrës se si ato mund të përdoren në një operacion të tillë tokësor. Ndonëse, SHBA ka theksuar në mënyrë të përsëritur se është plotësisht kundër pushtimit në shkallë të plotë të qytetit Rafah në Gazën Jugore.

Për CNN Biden tha se "civilët janë vrarë në Gaza si pasojë e atyre bombave". Megjithatë, duket se transferimet e armëve në Izrael janë bërë një detyrim politik për presidentin Biden përpara zgjedhjeve të këtij nëntori në Shtëpinë e Bardhë. Ligjvënësit republikanë në Kongres kanë prezantuar legjislacionin që synon të parandalojë çdo pauzë të mëtejshme në dërgesat e armëve për aleatin e SHBA. Dhoma e Përfaqësuesve këtë javë do të votojë për një masë që kërkon që Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Mbrojtjes të sigurojnë "dorëzimin e shpejtë" të pajisjeve ushtarake.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, paketa do të përfshijë 700 milionë dollarë në municion tankesh, 500 milionë dollarë në automjete taktike dhe 60 milionë dollarë në predha.

Megjithatë, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit javën e kaluar u zbulua se disa armë të prodhuara nga Amerika, e të cilat u janë dhuruar Izraelit deri me tani mund të jenë përdorur edhe në raste të shkeljes së ligjit ndërkombëtar. /rtk