Qeveria sllovake konfirmon tentim atentatin ndaj kryeministrit Fico
Foto: Reuters

Qeveria sllovake konfirmon tentim atentatin ndaj kryeministrit Fico

Bota May 15, 2024 - 16:09

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme sllovake konfirmoi të mërkurën se ka ndodhur një atentat për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Ky zëdhënës nuk dha hollësi të tjera për gjendjen e Ficos në një përgjigje për Retuers.

Fico, 59, u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3.

Nënkryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Lubos Blaha, konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare, të cilën e shtyu për datë të papërcaktuar, njoftoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

Nuk dihet sa rëndë mund të jetë plagosur Fico. Ai u dërgua menjëherë në spital, raportoi TASR, duke e cituar Blahan.

Gazetarët, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, thanë se u dëgjuan disa të shtëna me armë.

Ata shtuan se zyrtarët e sigurisë e futën një person në një veturë dhe u larguan me shpejtësi.

I arrestuari besohet se është i dyshuari që shtiu mbi kryeministrin, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga policia lokale.

Image

Zyra e kryeministrit nuk e ka komentuar rastin ende.

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, e dënoi sulmin "brutal dhe ta pamëshirshëm" ndaj kryeministrit.

"Jam e tronditur", tha Caputova.

"Robert Ficos i uroj shumë forcë në këtë kohë të vështirë, si dhe shpresoj se do ta marrë veten shumë shpejt nga ky sulm", tha ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e dënoi sulmin ndaj Ficos.

"Veprime të tilla të dhunës nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe e minojnë demokracinë, të mirën tonë të përbashkët", tha ajo. /Rel