Blinken: Në Gazë janë vrarë më shumë civilë se terroristë

Blinken: Në Gazë janë vrarë më shumë civilë se terroristë

Bota May 13, 2024 - 15:53

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja beson se në Gazë janë vrarë më shumë civilë se terroristë.

I pyetur nëse SHBA  ndan të njëjtin vlerësim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili së fundmi është shprehur se Izraeli ka vrarë 14 mijë terroristë dhe 16 mijë civilë në luftën e tij kundër Hamasit, Blinkeni tha: “Po.

Dhe mendoj se raporti e bën të qartë se ndërkohë që Izraeli ka procedura dhe rregulla për të minimizuar dëmin e civilëve, duke pasur parasysh ndikimin që operacionet ushtarake kanë pasur në Gazë, ato nuk janë zbatuar vazhdimisht”.

Ndryshe, deklarata e Blinkenit vjen disa ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do të ndalojë dërgimin e armëve në Izrael nëse ai e pushton Rafah.

Edhe udhëheqës të tjerë botërorë dhe grupe të ndihmës humanitare kanë paralajmëruar për përpjekjet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat po rrezikojnë civilët. /abcnews