Britania e Madhe kundër ndalimit të armëve për Izraelin: Do të forcohej Hamasi

Britania e Madhe kundër ndalimit të armëve për Izraelin: Do të forcohej Hamasi

Bota May 12, 2024 - 20:19

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron thotë se ndalimi i armëve për Izraelin do të forconte Hamasin. Në një intervistë për BBC, ai tha se megjithëse Britania e Madhe nuk e mbështet ofensivën tokësore në Rafah, nuk do të ndjekin planin e SHBA-së për të ndaluar shitjen e armëve ndaj Izraelit.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar furnizon vetëm 1% të armëve të Izraelit dhe paralajmëroi se ai duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar ndihmën humanitare.

Pak ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se SHBA nuk do të furnizojë me armë Izralin nëse vazhdon me planin për të pushtuar Rafahun, qyteti jugor i Gazës ku janë strehuar rreth 1.4 milionë njerëz.

OKB thotë se më shumë se 80,000 njerëz janë larguar nga Rafah që nga e hëna. Izraeli ka thënë se do të vazhdojë me operacionet e planifikuara në Rafah, pavarësisht se SHBA dhe aleatët e tjerë paralajmërojnë se një ofensivë tokësore mund të çojë në viktima masive civile dhe një krizë humanitare.

Kryeministri i saj, Benjamin Netanyahu, është zotuar të eliminojë batalionet e Hamasit që ai pretendon se janë të vendosura në Rafah. /abcnews