Ish-piloti amerikan i arrestuar në Australi ka punuar me haker kinez, thotë avokati

Ish-piloti amerikan i arrestuar në Australi ka punuar me haker kinez, thotë avokati

Bota May 12, 2024 - 16:51

Një ish-pilot i marinës amerikane që luftonte ekstradimin nga Australia, pasi akuzohej nga ShBA-ja për trajnimin e pilotëve ushtarakë kinezë për t’u ulur në aeroplanmbajtëse, pa vetëdije ka punuar me një haker kinez, tha avokati i tij.

Daniel Duggan, 55 vjeç, një shtetas australian, kishte frikë se kërkesat e agjencive perëndimore të inteligjencës për informacione të ndjeshme po e rrezikonin familjen e tij, tha avokati në një dosje ligjore të parë nga Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Duggan mohon akuzat se ai ka thyer ligjet e ShBA-së për kontrollin e armëve.

Ai ka qenë në një burg australian të sigurisë maksimale që nga arrestimi i tij në vitin 2022, pasi u kthye nga gjashtë vjet punë në Pekin.

Çështja do të dëgjohet në një gjykatë të Sidneit këtë muaj, dy vjet pas arrestimit të tij në Australinë rurale në një kohë kur Britania po paralajmëronte ish-pilotët e saj ushtarakë që të mos punonin për Kinën.

Su Bin, i arrestuar në Kanada në vitin 2014, u deklarua fajtor në vitin 2016 për vjedhjen e modeleve të avionëve ushtarakë amerikanë duke hakuar kontraktorët kryesorë të mbrojtjes amerikane. Ai është i listuar në mesin e shtatë bashkëpunëtorëve të Duggan në kërkesën për ekstradim.

Duggan e njihte Su Bin si një ndërmjetës punësimi për kompaninë shtetërore kineze të aviacionit AVIC, shkroi avokati Collaery, dhe rasti i hakerimit ishte “krejtësisht i palidhur me klientin tonë”.

Edhe pse Su Bin “mund të ketë pasur lidhje të pahijshme me agjentët (kinezë) kjo ishte e panjohur për klientin tonë”, shkroi avokati i Duggan.