Blinkeni refuzon të përgjigjet nëse SHBA-ja ishte informuar paraprakisht për sulmin ndaj Iranit
Bota
April 19, 2024 - 13:46
Pas mbledhjes së zhvilluar me shtetet e G7 pyetja e parë për sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kishte të bënte me sulmin e dukshëm të Izraelit ndaj Iranit dhe nëse SHBA-ja ishte njoftuar paraprakisht.
Siç ka raportuar BBC, ai ka refuzuar të përgjigjet, përveçse thotë se SHBA-ja “nuk ka qenë e përfshirë në asnjë operacion sulmues”.
Ai ka theksuar se SHBA dhe G7 janë fokusuar në punën për të ulur tensionet dhe “çdo konflikt të mundshëm”.
Blinkeni ka shtuar se Izraeli ishte goditur nga një “sulm i paprecedentë” dhe se SHBA-ja është e fokusuar në “të sigurohet që Izraeli të mund të mbrohet”. /Dukagjini