Pas sulmeve izraelite, raportohet se s’ka dëmtime në objektet bërthamore të Iranit

Pas sulmeve izraelite, raportohet se s’ka dëmtime në objektet bërthamore të Iranit

Bota April 19, 2024 - 08:34

Nuk ka pasur dëmtime në vendet bërthamore të Iranit gjatë sulmit të supozuar të mëngjesit të sotëm nga Izraeli, ka thënë mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po monitoron situatën "shumë nga afër" dhe bën thirrje për "përmbajtje ekstreme".

Kujtojmë se Izraeli ka lëshuar mëngjesin e së premtes raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. /Zëri