Suedia miraton ligjin që lejon ndryshimin e gjinisë nga mosha 16-vjeçare
Parlamenti i Suedisë ka miratuar një ligj që ul moshën minimale për ndryshimin e gjinisë ligjore nga 18 në 16 vjeç. Ligji u miratua me 234 vota pro dhe 94 kundër në parlamentin 349 anëtarësh të Suedisë.
Megjithëse vendi skandinav ishte i pari që prezantoi ndryshimin ligjor të gjinisë në vitin 1972 , propozimi i ri, i cili synon të lejojë vetëidentifikimin dhe të thjeshtojë procesin, ka ndezur debate intensive në vend.
Koalicioni i qendrës së djathtë të kryeministrit konservator Ulf Christerson ishte i ndarë për këtë çështje. Partia e kryeministrit, të moderuarit dhe liberalët e mbështetën kryesisht ligjin, ndërsa partia më e vogël Kristian Demokrate ishte kundër tij.
Demokratët e Suedisë, partia populiste që mbështet qeverinë, por nuk merr pjesë në të, u kundërshtuan, raporton The Guardian.
Përveç uljes së moshës, ligji i ri synon ta bëjë më të thjeshtë për një person ndryshimin e gjinisë, një proces që aktualisht mund të zgjasë deri në shtatë vjet.
Dy ligje të reja do të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2025: një që rregullon procedurat kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë dhe tjetri që rregullon procedurën administrative për ndryshimin e gjinisë ligjore në regjistrin zyrtar. /abcnews