Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli tani ka mundësinë të krijojë një aleancë strategjike kundër Iranit

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli tani ka mundësinë të krijojë një aleancë strategjike kundër Iranit

Bota April 14, 2024 - 17:14

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se Izraeli tani ka mundësinë të krijojë një aleancë strategjike kundër Iranit.

“Ne kemi një mundësi për të krijuar një aleancë strategjike kundër këtij kërcënimi të rëndë nga Irani, i cili po kërcënon të vendosë eksplozivë bërthamorë në këto raketa, gjë që mund të jetë një kërcënim jashtëzakonisht i rëndë”, ka thënë Gallant në një deklaratë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, kabineti izraelit i luftës u mblodh pak kohë më parë për të diskutuar hapat e ardhshëm, pasi Irani lëshoi rreth 300 raketa dhe dronë në të gjithë Izraelin.