Dronët dhe raketat e Iranit mbërrijnë në Izrael, plagoset një 10-vjeçar

Dronët dhe raketat e Iranit mbërrijnë në Izrael, plagoset një 10-vjeçar

Bota April 14, 2024 - 08:23

Dronët e Iranit kanë mbërritur në Izrael. Një 10-vjeçar u plagos rëndë nga copëzat e një rakete përgjuese gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit, njoftoi shërbimi i urgjencës të Izraelit.

Djali u plagos në rajonin e Negevit të Izraelit jugor nga predha ishte nga një raketë përgjuese që u lëshua për të kapur një predhë iraniane, tha një zëdhënës i shërbimit të urgjencës izraelite Magen David Adom (MDA) për CNN dhe transmetuesin publik izraelit Channel 11.

Djali pësoi një lëndim në kokë dhe ra pa ndjenja, tha MDA në një deklaratë të mëvonshme. Ai u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm.

Urgjenca izraelite kishte thënë më parë se nuk kishte raporte për lëndime në njerëz për shkak të sulmit të drejtpërdrejtë të Iranit në Izrael.

Nga ana tjetër, Pasdaran-i iranian thotë se raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani “goditën objektivat në Izrael”. Raportimi u bë nga agjencia iraniane IRNA, e cituar nga Tass. /oranews