Raportohet se Irani ka nisur sulmin ndaj Izraelit
Foto: Reuters

Raportohet se Irani ka nisur sulmin ndaj Izraelit

Bota April 13, 2024 - 22:18

Irani lëshoi drone drejt Izraelit, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.

Hagari tha se ky veprim vjen pas kërcënimeve që kanë marrë disa orë më parë, raporton CNN, transmeton Zeri.info.

“Nëse zbulojmë kërcënime specifike që kanë një kohë më të shkurtër mbërritjeje, ne do t'ju përditësojmë menjëherë”, tha ai.

Në anën tjetër analisti i çështjeve politike dhe globale të CNN-it, Barak Ravid tha gjithashtu se Irani kishte nisur sulmin duke përdorur dhjetëra drone, duke cituar katër zyrtarë amerikanë dhe izraelitë. /Zëri