Dalin pamjet e reja në Sydney, policia vret sulmuesin që vrau të paktën katër persona
Të paktën katër persona u vranë nga një sulmues me thikë gjatë incidentit në një qendër tregtare në Sydney të Australisë.
Edhe vetë i dyshuari u vra në qendrën tregtare Westfield Bondi Junction ndërsa raportohet edhe për të lënduar të tjerë.
Tashmë janë publikuar dhjetëra video në rrjete sociale dhe njërën prej tyre shihet një police pranë të dyshuarit të shtrirë në dysheme, raporton bbc.
Policia australiane ka pohuar se një police që ishte afër vendit të ngjarjes ka arritur ta neutralizojë dhe ta vras sulmuesin.
“Ajo u përball me shkelësin që kishte kaluar në këtë fazë në nivelin 5”, tha para gazetarëve ndihmëskomisioneri Anthony Cooke.
“Ndërsa ajo vazhdoi të ecte me shpejtësi pas tij për ta arritur atë, ai u kthye, u përball me të, ngriti thikën. Ajo shtiu në të me armë zjarri dhe ky person tani ka vdekur”, thotë ai.
Ndryshe, autoritetet australiane janë duke hetuar rastin dhe do të dalin së shpejti me detaje të reja.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 13, 2024
First video showing the Sydney terrorist after having been shot by a female police officer.
Several people stabbed to death
Via @AnnoymousGiraf pic.twitter.com/DHxeXmRuAo