Një i vdekur dhe shumë të plagosur nga sulmi në Sydney

Një i vdekur dhe shumë të plagosur nga sulmi në Sydney

Bota April 13, 2024 - 10:03

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pas raportimeve për goditje të shumta me thikë në një qendër tregtare pranë plazhit Bondi në Sydney të Australisë.

Bëhet e ditur se qindra njerëz janë evakuuar nga qendra tregtare Westfield Bondi Junction, ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda.

Siç raportohet, nga incidenti ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur shumë të tjerë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

“Një incident kritik ka filluar pas të shtënave ndaj një mashkulli në Bondi. Pas raportimeve edhe për shumë njerëz të goditur me thikë, shërbimet e urgjencës kanë shkuar në Westfield Bondi Junction. Njerëzve u kërkohet të shmangin zonën”, tha Këshilli i Waverley.

Një dëshmitar i rastit raportoi se fillimisht kishte dëgjuar “të shtëna me armë” përpara se vendi të evakuohej, duke shtuar se njerëzit po vraponin.

Ndryshe, tashmë në vendngjarje ndodhen vetura të shumta policie dhe ambulanca.