Irani pritet të nisë një sulm “direkt” ndaj Izraelit gjatë 36 orëve të ardhshme
Siç raportohet, Izraeli po përgatitet për një sulm “direkt” nga Irani, i cili pritet të nisë gjatë 36 orëve të ardhshme.
Sipas gazetës amerikane të lajmeve, Wall Street Journal, ndërsa këto plane po diskutohen nga udhëheqja iraniane, ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për sulmin.
Gjithashtu, gazeta tha se sulmi i mundshëm mund të ndodhë brenda kufijve të Izraelit dhe në kundërshtim me interesat e tij, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Irani është zotuar të hakmerret për sulmin e javës së kaluar ndaj ambasadës së tij në Damask, Siri, i cili i vrau zyrtarë të lartë ushtarak.
Bëhet e ditur se ky sulm ka rritur edhe më tej tensionet në rajonin e trazuar nga lufta në Gazë.
Edhe pse Izraeli nuk e ka pranuar se është përgjegjës për sulmin në Damask, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se Izraeli “duhet dhe do të ndëshkohet” për sulmin.
Një sulm të mundshëm iranian ndaj Izraelit e ka parashikuar edhe SHBA-ja, por sipas amerikanëve nuk do të jetë i përmasave aq të mëdha sa për ta tërhequr në luftë edhe Uashingtonin.