Erdogan: Izraeli do të paguajë edhe për vrasjen e fëmijëve të liderit të Hamasit

Erdogan: Izraeli do të paguajë edhe për vrasjen e fëmijëve të liderit të Hamasit

Bota April 12, 2024 - 13:29

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli për vrasjen e disa anëtarëve të familjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, duke përsëritur se Izraeli do të paguajë për krimet e kryera kundër njerëzimit.

Në mbrëmjen e 10 prillit, lideri turk i telefonoi Haniyehu për t’i shprehur ngushëllimet për vdekjen e tre fëmijëve dhe katër nipërve të këtij të fundit, si pasojë e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës.

Erdogani, i cili krijoi lidhje miqësore me Haniyeh, ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Izraelit që nga fillimi i luftës në Gazë, pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael.

Izraeli është përgjigjur me një ofensivë të pamëshirshme tokësore dhe ajrore që ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 33,482 njerëz në enklavën e rrethuar palestineze, kryesisht gra dhe fëmijë.

Erdogani e ka quajtur Izraelin një “shtet terrorist” dhe e ka akuzuar atë për kryerjen e një “gjenocidi” në Gazë, ndërsa e ka quajtur Hamasin “çlirimtarë” ose “muxhahidë” që luftojnë për tokën e tyre. /abcnews