Përshkallëzimi i tensioneve Izrael-Iran, Gjermania paralajmëron për luftë rajonale

Përshkallëzimi i tensioneve Izrael-Iran, Gjermania paralajmëron për luftë rajonale

Bota April 11, 2024 - 23:47

Mes tensioneve të rritura midis Teheranit dhe Tel Avivit, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock paralajmëroi të enjten për një luftë rajonale gjatë një bisede telefonike me homologun e saj iranian Hossein Amir-Abdollahian .

“Të gjithë aktorët në rajon janë thirrur të veprojnë me përgjegjësi dhe të ushtrojnë përmbajtje. Këto ditë, të gjitha linjat telefonike diplomatike janë ndezur për të parandaluar përshkallëzimin rajonal në Lindjen e Mesme. Askush nuk mund t’i shtojë më benzinë ëzjarrit tani. Në të vërtetë askush nuk mund të ketë interes për një zjarr me pasoja krejtësisht të paparashikueshme,” tha Baerbock në një konferencë shtypi.

Ministri i Jashtëm i Izraelit kërcënoi të mërkurën se ushtria e vendit të tij do të godasë Iranin drejtpërdrejt nëse Teherani do të nisë një sulm nga territori i tij kundër Izraelit. Vërejtjet e tij erdhën në vazhdën e tensioneve të rritura midis fuqive rivale si pasojë e vrasjeve të gjeneralëve iranianë në një bombë në Konsullatën iraniane në Siri në fillim të këtij muaji.