Hapet pas 102 vitesh xhamia në Selanik
Bota
April 10, 2024 - 12:26
Pas 102 vitesh, në Selanik të Greqisë është rihapur Xhamia Yeni.
Kjo xhami thuhet se deri më sot ishte përdorur si hapësirë ëekspozite e Galerisë së Arteve komunale.
Derisa autoritetet në Selanik e hapën xhaminë duke i dhënë mundësinë për të falur namazin besimtarëve myslimanë, të cilët sot festojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të një muaj agjërimi.
Që në orët e para të mëngjesit, në vendngjarje mbërrin një numër i madh besimtarësh për të falur namazin, ndërsa masat e policisë greke në zonë dhe perimetrin e objektit ishin shtuar tej mase, shkruan CNN.