Lufta Izrael - Hamas: Zëvendëspresidentja Harris do të takohet me familjarët e pengjeve amerikane

Lufta Izrael - Hamas: Zëvendëspresidentja Harris do të takohet me familjarët e pengjeve amerikane

Bota April 09, 2024 - 15:08

Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të takohet të martën me familjarët amerikanë, të dashurit e të cilëve u morën peng nga Hamasi në mes të negociatave të vazhdueshme për lirimin e pengjeve dhe një armëpushimi në luftën e Izraelit në Gazë.

Harris do të takohet me ta pasdite, takimi i dytë i tillë që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar. Takimi i saj vjen pasi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan u takua me familjarët e pengjeve të hënën në mbrëmje.

Drejtori i CIA-s, Bill Burns, udhëtoi për në Kajro gjatë fundjavës, ku paraqiti një propozim të ri për të ndihmuar në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit dhe për të kapërcyer hendekun midis dy palëve. /abcnews