Tërmeti në Tajvan, mbi 650 persona ende nën rrënoja e 42 të zhdukur

Tërmeti në Tajvan, mbi 650 persona ende nën rrënoja e 42 të zhdukur

Bota April 04, 2024 - 14:28

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar në pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Tajvanin, me ekipet e shpëtimit që janë në garë me kohën.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit (NFA) tha në një përditësim sot, të enjten se 663 persona kanë mbetur të bllokuar dhe rreth 42 persona janë të zhdukur.

Sipas agjencisë, numri i të vdekurve mbetet në nëntë dhe 1.067 persona janë lënduar.

Që nga pasditja e së enjtes, më shumë se 40 lëkundje me magnitudë katër ose më shumë u regjistruan pranë bregut lindor të ishullit, duke përfshirë një me magnitudë 6.4, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. /abcnews