Përmbyset varka me emigrantë në Mesdhe, vdes 18-vjeçarja

Përmbyset varka me emigrantë në Mesdhe, vdes 18-vjeçarja

Bota April 04, 2024 - 13:49

Një vajzë 18-vjeçare nga Gambia ka vdekur në Detin Mesdhe, pasi një varkë me emigrantë u përmbys 60 kilometra larg ishullit italian të Lampedusa.

Trupi i pajetë u identifikua nga kushërinjtë, 19 dhe 18 vjeç, me të cilët po udhëtonte.

Ndërkohë, roja bregdetare italiane shpëtoi 45 emigrantët e tjerë që ndodheshin në varkë dhe i dërgoi në Lampeduza.

Ishulli jugor i Italisë është një destinacion i shpeshtë për varkat me emigrantë që vijnë nga Afrika e Veriut. /abcnews