Stoltenberg: SHBA-ja dhe Evropa, më të forta së bashku

Stoltenberg: SHBA-ja dhe Evropa, më të forta së bashku

Bota April 04, 2024 - 12:24

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të qëndrojnë pranë evropianëve gjatë një ceremonie për shënimin e 75-vjetorit të Aleancës Atlantike.

“Unë besoj te Amerika dhe Evropa, sepse së bashku jemi më të fortë dhe më të sigurt”, tha Stoltenbergu.

“Evropa ka nevojë për Amerikën për sigurinë e saj. Dhe në të njëjtën kohë Amerika e Veriut ka nevojë për Evropën për kontributin e saj ushtarak, rrjetet e saj të inteligjencës ose forcën e diplomacisë së saj.

“Me NATO-n, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë miq dhe më shumë aleatë se çdo fuqi tjetër në botë”, shtoi Stoltenbergu. /abcnews