Shtatë të vdekur e mbi 700 të lënduar nga tërmeti në Tajvan
Foto: Getty Images

Shtatë të vdekur e mbi 700 të lënduar nga tërmeti në Tajvan

Bota April 03, 2024 - 11:47

Shtatë persona janë raportuar të vdekur deri më tani nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Tajvan, ekipet e shpëtimit u përpoqën të shpëtonin dhjetëra njerëz të bllokuar në tunele të autostradës pasi ishulli u godit nga tërmeti më i fortë në 25 vjet.

Lëkundjet e fuqishme me magnitudë 7.4 tronditën bregun lindor të ishullit, duke goditur në orën 7:58 të mëngjesit me orën lokale 18 kilometra në jug të qytetit Hualien dhe në një thellësi prej 34.8 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Tërmeti u pasua nga disa pasgoditje të forta me lëkundje të ndjera në të gjithë ishullin, përfshirë nga stafi i CNN në kryeqytetin Taipei.

Ndërkaq Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit (NFA) tha se të paktën shtatë persona janë vranë, 736 u plagosën dhe 77 të tjerë mbeten të bllokuar në tunele rrugore pas tërmetit, transmeton Zëri

Gjithashtu, CNN raporton edhe për dëme të mëdha të cilat janë shfaqur, me ndërtesa të shembura, mijëra shtëpi të mbetura pa energji elektrike dhe një autostradë kryesore e mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe shkëmbinjve, sipas zyrtarëve tajvanezë.

Ndërkaq në Tunelin 400 metra Jinwen, janë bllokuar 60 njerëz, ndërkohë ekipet e shpëtimit po shkonin drejt 12 personave, përfshirë dy kanadezë, të ngecur në një shteg në grykën Taroko.

Zëdhënësi i Administratës Qendrore të Motit të Tajvanit paralajmëroi se pasgoditje të fuqishme deri në magnitudë 7 pritet të ndodhin deri në fund të javës. /Zëri