Borrelli dënon sulmin vdekjeprurës ndaj organizatës joqeveritare në Gazë

Borrelli dënon sulmin vdekjeprurës ndaj organizatës joqeveritare në Gazë

Bota April 02, 2024 - 11:52

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dënoi sulmin izraelit, ku mbetën të vrarë tetë punonjës të organizatës joqeveritare amerikane World Central Kitchen në Gazë dhe bëri thirrje për një hetim.

“Unë dënoj këtë sulm dhe kërkoj nisjen e një hetimi sa më shpejt që të jetë mundur”, tha Borrelli në një postim në X.

“Pavarësisht të gjitha kërkesave për të mbrojtur civilët dhe punonjësit e ndihmës, ne vazhdojmë të shohim vrasjen e të pafajshmëve”.

Shtatë persona u vranë sot nga forcat izraelite, ndërsa po shpërndanin ndihmat për banorët në Gazë. /abcnews