Tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Bota
April 02, 2024 - 07:55
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 goditi pjesë të Japonisë verilindore rreth orës 4:24 të mëngjesit të së martës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 71 kilometrash në pjesën veriore të bregdetit të Iwate, tha agjencia.
Tërmeti nuk shkaktoi cunami.
Tërmeti besohet të ketë ndodhur brenda pllakës së Paqësorit, e cila po zhytet nën një pllakë drejt tokës, ose afër një kufiri midis dy pllakave.
Agjencia u bëri thirrje njerëzve që të jenë në gatishmëri për dridhje me intensitet sizmik më të ulët për rreth një javë.
Dy persona janë lënduar nga tërmeti, sipas prefekturës Aomori.
Pas tërmetit, qeveria ngriti një zyrë informacioni në qendrën e menaxhimit të krizave të kryeministrisë.