SHBA-ja i dërgon më shumë bomba Izraelit

SHBA-ja i dërgon më shumë bomba Izraelit

Bota April 01, 2024 - 09:03

SHBA-ja po dërgon më shumë bomba në Izrael, kanë thënë dy zyrtarë të lartë të administratës për NBC News.

Bombat janë pjesë e një pakete armësh që u miratua për Izraelin vite më parë, por vetëm tani po përmbushet, thanë zyrtarët.

Ajo përfshin më shumë se 1 mijë e 800 bomba Mark 84 dhe afërsisht 500 bomba Mark 82, të dyja mund të shndërrohen në armë të drejtuara me saktësi, raporton NBC.

“Këto janë bombat që mund të shkatërrojnë blloqe të tëra”, tha një zyrtar i lartë i administratës për bombat MK84.

Izraeli merr 3.8 miliardë dollarë (rreth 3.5 miliardë euro) ndihmë ushtarake vjetore nga SHBA-ja.

Por ka kritika në rritje për furnizimin e vazhdueshëm të Uashingtonit me armë gjashtë muaj pas luftës mes shqyrtimit ndërkombëtar të taktikave ushtarake të Izraelit në Gaza dhe një numri në rritje të vdekjeve civile.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha dje se të paktën 32 mijë e 782 palestinezë janë vrarë, dhe mbi 75 mijë janë plagosur, që nga fillimi i luftës.

Ministria nuk bën dallime ndërmjet civilëve dhe ushtarëve, por ka thënë se gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth dy të tretat e të vrarëve, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.